Lajme

“Barazo faturën” – ndihmo fëmijët e SOS fshatit duke blerë në Meridian Express!

 

Rrjeti i marketeve të lagjes, me ofertën më korrekte në treg, Meridian Express, për të tretin vit me radhë – përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në partneritet me SOS Fshatrat e fëmijëve – lansuan kampanjën ”Barazo Faturën”. Kjo kampanjë ua mundëson të gjithë konsumatorëve të kontribuojnë për SOS Fshatin – në gjithë rrjetin e dyqaneve Meridian Express.

Nëse fatura juaj është 4.97 euro, atëherë duke paguar pesë euro, ju dhuroni tre centë për fëmijët e SOS Fshatit. Që kampanja të jetë sa më transparente, secila shumë e dhuruar do të figurojë në faturën fiskale në formë të produktit.

Kjo është një tjetër iniciativë domethënëse – traditë e rrjetit Meridian Express, duke ua mundësuar të gjithë konsumatorëve të kontribuojnë për fëmijët e SOS Fshatit.