Përmbledhja e pozitës
Menaxheri i Kategorisë është përgjegjës për zhvillimin, menaxhimin dhe optimizimin e portofolit të produkteve në një kategori të caktuar, me qëllim maksimizimin e shitjeve, fitimit dhe pjesës së tregut.
Përgjegjësitë kryesore
- Analizon tregun, trendet dhe nevojat e konsumatorëve për të përcaktuar strategjinë e kategorisë.
- Negocion me furnitorë për çmime, kushte dhe marrëveshje komerciale.
- Menaxhon ciklin e produkteve (lansim, promovim, faza e daljes nga tregu).
- Bashkëpunon me departamentin e marketingut dhe shitjeve për kampanja promocionale.
- Monitoron performancën e produkteve dhe raporton rezultatet periodike.
- Siguron që produktet të jenë gjithmonë në stok dhe të optimizojë inventarin.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhment, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë 2–3 vjet në menaxhim kategorie, blerje, shitje ose pozita të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera në analizë të të dhënave dhe përdorim të MS Excel / ERP.
- Shkathtësi të forta në komunikim dhe negociim.
- Njohja e mirë e gjuhës angleze (e preferuar).
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
- Mundësi për zhvillim profesional
- Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
- Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.