
Përmbledhja e pozitës:
Menaxher/e Rajonal/e është përgjegjës/e për menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve të pikave të shitjes në rajonin e caktuar, me fokus në arritjen e objektivave të shitjes, profitabilitetit, standardeve operative dhe zhvillimit të stafit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të pikave që mbulon rajoni.
- Monitorimi i performancës së pikave dhe sigurimi i arritjes së objektivave të shitjes dhe profitabilitetit.
- Mbikëqyrja dhe zhvillimi i performancës së Menaxherëve të Pikave dhe ekipeve të tyre.
- Analizimi i rezultateve të shitjes, kostove, humbjeve dhe treguesve të tjerë të performancës.
- Identifikimi i mundësive për përmirësimin e shitjeve, shërbimit ndaj klientit dhe efikasitetit operacional.
- Sigurimi i zbatimit të politikave, procedurave dhe standardeve të kompanisë në të gjitha pikat.
- Monitorimi i stafit, organizimit të punës, disiplinës dhe respektimit të orareve.
- Bashkëpunimi me departamentet qendrore për zgjidhjen e çështjeve operative dhe administrative.
- Vizita të rregullta në pikat e shitjes dhe verifikimi i standardeve të punës.
- Identifikimi i problemeve dhe ndërmarrja e masave konkrete për përmirësimin e performancës.
- Përgatitja dhe raportimi i rezultateve të rajonit tek menaxhmenti.
- Përgjegjësi për arritjen e objektivave dhe performancës së përgjithshme të rajonit.
Aftësitë e kërkuara:
- Përvojë relevante në menaxhim, shitje ose operacione.
- Përvojë në menaxhimin dhe zhvillimin e ekipeve.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe udhëheqjeje.
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe objektivave.
- Gatishmëri për punë dinamike dhe vizita të rregullta në pika.
- Njohuri të mira të programeve MS Office.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës.
- Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
- Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani.
